Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Fushata e organizatës WWF për birësimin e kafshëve të rralla

Pelikani kaçurrel
Снимка: BGNES
Të birësosh një ketër të lëndinave? Si e përfytyroni këtë? Një ide e tillë ndoshta nuk është aq tërheqëse. Mirëpo, çfarë do të thoni për birësimin e një pelikani? Në mënyrë krejt të ndryshme tingëllon birësimin e një shqiponje të detit. Ose birësimi i një rrëqebulli – një lloji kafshe të egër e ngjashme me macen me veshë të ngritur si antena. Për fat të keq mace të tilla të mëdha prej kohe janë të zhdukura nga trojet bullgare. Megjithëqë ide të ngjashme tingëllojnë në mënyrë të çuditshme, fushata e birësimit të Fondit Botëror të Natyrës së Egër WWF – Bullgaria gjen përkrahës.

© Foto: BGNES

Platforme për pelikanët kaçurrel në parkun natyror Persina.

Për mbrojtjen ose për rivendosjen e rajoneve të populluara nga tri llojet e kërcënuara nga zhdukja – ketri i lëndinave, shqiponja e detit dhe pelikani kaçurrel, si dhe të rrëqebullit që nuk haset në pyjet tona, tashmë u mblodhën 1500 euro. Kjo shumë nuk është e madhe, por nuk është edhe e vogël. Mjetet tashmë u shfrytëzuan për ndërtimin e një platforme për pelikanët kaçurrel, në parkun natyror Persina pranë lumit Danub. Ekologët janë me shpresë, që aty pelikanët do të bëjnë foletë e tyre dhe do të rritin të

vegjlit. Në të kaluarën këtu kishte një kënetë, që u tha. Tani prapë moçali rivendoset me ndihmën e mbrojtësve të natyrës. Zëdhënësi i organizatës WWF - Bullgaria Konstantin Ivanov tregon: “Jemi me shpresë, se në këtë zonë të lagët do të rikthehen si peshqit, ashtu edhe zogjtë. Ndërtimi i platformës prej druri është përpjekja e parë në këtë drejtim. Dëshira jonë është të rikthejmë natyrën e egër në zonën e lagët, për rivendosjen e së cilës bëjmë përpjekje. Jemi me shpresë, që vitin tjetër pelikanët kaçurrel do të bëjnë foletë e tyre pikërisht mbi këtë platformë.”

© Foto: BGNES

Shqiponja e detit

Mjetet e fushatës së birësimit do të shfrytëzohen edhe për rivendosjen e zonave të populluara nga shqiponja e detit prapë në parkun natyror Persina. Një drejtim tjetër i veprimtarisë do të jetë mbrojtja e luadheve dhe kullotave në tri zona të rrjetit ekologjik evropian “Natyra 2000” në regjionin e qytetit Pleven dhe në parkut natyror Rusenski Lom. Pikërisht aty ka koloni të mëdha të ketrit të lëndinave – një lloji tepër i kërcënuar nga zhdukja.

© Foto: BGNES

Me shpresë më të madhe mbrojtësit e natyrës do të presin rezultatet e përpjekjeve të veta lidhura me rivendosjen e zonave të populluara nga rrëqebulli. Ky lloji kafshe u zhduk nga trojet bullgare që në mesin e shekullit të kaluar. “Sipas të dhënave zyrtare rrëqebulli i fundit u qëllua nga një ushtar gjerman në vitin 1942 në malin Rilla, shpjegon z. Konstantin Ivanov. – Mirëpo, gjatë viteve të fundit, sidomos në rajonet perëndimore të malit Stara Pllanina, në kufirin me Serbinë, zbulohen shumë gjurma të putrave të rrëqebullit. Krahas kësaj disponojmë edhe fotografi nga të ashtuquajturat foto-kurthe. Supozojmë, se individë të veçantë hyjnë në territorin e Bullgarisë nga Serbia fqinje dhe pas kësaj prapë rikthehen. Është fakt, se rrëqebulli ka një areal tepër të madh të lëvizjes. Kemi dëshirë të rikthejmë këtë kafshë në pyjet e natyrshme të lashta në rajonin perëndimor të malit Stara Pllanina. Dhe tani qëndron problemi, si të bëhet ashtu, që ato pyje të mos presin. Në se pyjet shekullore do të zhduken, kjo do të bëhet pengesë për rikthimin e kësaj maceje të madhe të bukur në Bullgari. Ndoshta duhet të mendohet ndonjë skemë për kompensimin e pronarëve të pyjeve private – nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër – shteti duhet të inkurajohet të ndërmarrë masa për mbrojtjen e këtyre pyjeve të egra në Bullgari. Rrëqebulli është një kafshë, që nuk mund të takohet gjatë ditës. Ai del nga strofka vetëm gjatë natës. Gjatë verës u zbuluan gjurma të rrëqebullit edhe në parkut natyror “Bëllgarka” që shtrihet në rajonin qendror të malit Stara Pllanina. Është e dukshme, që ai depërton në thellësinë e vend duke bërë provë të gjejë rajone për popullim në Bullgari. Dhe tani është momenti t’i ndihmojmë atij.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Maria Dimitrova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени