Sot, 55 vjet më parë, u krijua Shoqata e parë e Bullgarëve Banatë në Bullgari. Krijimin e saj ia detyrohemi entuziazmit dhe ambicies së trashëgimtarit të bullgarëve nga Vinga, Mihaill Shipkov, i lindur në vitin 1919 në fshatin Asenovo, rajoni i qytetit Pleven.
Shoqata u krijua si një “organizatë patriotike” që bashkonte bullgarët banatë dhe pasardhësit e tyre në Sofje. Ideja është që të mbahen lidhje të ngushta me grupet bashkatdhetare në Bullgari në mënyrë që të ruhet mënyra tradicionale e jetës dhe kultura, dhe vetëdija bullgare banate. Pas vdekjes së Mihaill Shipkovit në 1996, aktivitetet e shoqatës pushuan.
Në vitin 2007, ajo u rinovua përmes regjistrimit të një shoqate të re pasardhëse. Në krye qëndroi Svetllana Karaxhova, e cila çoi në një bashkim gradual të aktiviteteve të shoqatës dhe konceptit "Falmis" i lindur në vitin 1998 për botimin e parë të shtypur të bullgarëve banatë në Bullgari "FALMIS-Uvec falim" (nga përshëndetja katolike “Laudetur Jesus" Christus!”- “Lavdëruari qoftë Jezu Krishtit!”, Falmis vjen nga shkurtimi i kësaj përshëndetjeje).
Në vitin 2016 pranë shoqatës u krijua një grup vallëzimi “Falmis”. Ai bashkoi me folklorin e bullgarëve banatë pasardhësit e bullgarëve banatë në kryeqytet, por me kënaqësi pranon miq dhe admirues nga afër dhe nga larg.Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..