Sot, 55 vjet më parë, u krijua Shoqata e parë e Bullgarëve Banatë në Bullgari. Krijimin e saj ia detyrohemi entuziazmit dhe ambicies së trashëgimtarit të bullgarëve nga Vinga, Mihaill Shipkov, i lindur në vitin 1919 në fshatin Asenovo, rajoni i qytetit Pleven.
Shoqata u krijua si një “organizatë patriotike” që bashkonte bullgarët banatë dhe pasardhësit e tyre në Sofje. Ideja është që të mbahen lidhje të ngushta me grupet bashkatdhetare në Bullgari në mënyrë që të ruhet mënyra tradicionale e jetës dhe kultura, dhe vetëdija bullgare banate. Pas vdekjes së Mihaill Shipkovit në 1996, aktivitetet e shoqatës pushuan.
Në vitin 2007, ajo u rinovua përmes regjistrimit të një shoqate të re pasardhëse. Në krye qëndroi Svetllana Karaxhova, e cila çoi në një bashkim gradual të aktiviteteve të shoqatës dhe konceptit "Falmis" i lindur në vitin 1998 për botimin e parë të shtypur të bullgarëve banatë në Bullgari "FALMIS-Uvec falim" (nga përshëndetja katolike “Laudetur Jesus" Christus!”- “Lavdëruari qoftë Jezu Krishtit!”, Falmis vjen nga shkurtimi i kësaj përshëndetjeje).
Në vitin 2016 pranë shoqatës u krijua një grup vallëzimi “Falmis”. Ai bashkoi me folklorin e bullgarëve banatë pasardhësit e bullgarëve banatë në kryeqytet, por me kënaqësi pranon miq dhe admirues nga afër dhe nga larg.“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..