Pas Çlirimit nga sundimi osman gjatë vitit 1878 fillon rivendosja në etapa të shtetit bullgar. Nën ndikimin evropian lindin idetë për Kushtetutë dhe Parlament, i cili “të farkëtojë” ligjet e Bullgarisë së lirë. Fillimin e jetës parlamentare e vë Asambleja Kushtetuese në Veliko Tërnovo. Ajo miraton ligjin bazë të vendit, i cili ka mbetur në histori si “Kushtetuta e Tërnovos”.
“Atëherë Parlamenti bullgar nuk disponon një godinë personale, në të cilën të zhvillojë mbledhje, dhe kuvendon në vende të ndryshme në qytetet Veliko Tërnovo, Svishtov dhe Sofja - tregon Elena Kamenova, eksperte shtetërore në drejtorinë “ Marrëdhënie me publikun” në Parlament. Gjatë muajit shkurt 1884 Këshilli i atëhershëm i Ministrave merr vendim për ndërtimin e një godine, e cila t’i shërbejë Kuvendit Popullor”.
Projekti i është dhënë arkitektit të njohur bullgar Konstantin Jovanoviç, i cili jeton dhe krijon në Vjenë. Ndërtesa madhështore e stilit neo-rilindës është e ndërtuar vetëm për disa muaj: gërmimi i parë ka qenë më 4 korrik 1884, kurse përurimi - më 25 nëntor në po të njëjtin vit. “Më pas ajo del e vogël - vazhdon Elena Kamenova. Prandaj merret vendim për zgjerimin e saj. Bën përshtypje fakti se janë zgjedhur stile të ndryshme arkitekturore për katet 1, 2 dhe 3.
Një fakt kureshtar është seqë të mund të mblidhen mjete të mjaftueshme për ndërtimin e godinës, janë mbledhur dhurime nga njerëzit. Emrat e të gjithë atyre janë përfshir në një Akt special, i cili përfundon me mesazhin: “Godina e ndërtuar të shërbejë për përjetësimin e lirisë dhe të barazisë në Bullgari dhe për lavdinë e popullit bullgar”, dheai është murosur në themel të ndërtesës.
Një nga godinat e para shoqërore të kryeqytetit të ri bullgar në momentin e ndërtimit është vendosur në rrethinat e qytetit, kurse sot gjendet në një nga bulevardet më të gjallëruara qendrore të kryeqytetit. Në hyrjen jugore është vendosur motoja kombëtare “Uniteti bën forcën”, kurse mbi të - ështëstema shtetërore e Republikës së Bullgarisë.
“Më e vlefshmja është fryma që mbart kjo ndërtesë - është e bindur Elena Kamenova. Aty ka kaluar pothuajse e gjithë historia jonë parlamentare. 136 vjet parlamenti bullgar kuvendon pikërisht në këtë godinë. Aty janë marrë të gjitha vendimet më të rëndësishme, aty është përcaktuar fati i vendit tonë”.
Që nga viti 2002 Kuvendi Popullorofron mundësi që çdo një qytetar bullgar të hyjë në godinë, të njihet me historinë e saj. Këtu janë përfshirë dhe vizitat në sallën plenare, një shikim të ekspozitës me portretet e kryetarëve të Parlamentit, shëtitje në korridoret, sallat dhe biblioteka e Parlamentit.
Kuvendi Popullor “mban mend” fjalime historike, mbretër, presidentë dhe qindra deputetë. Më 31 korrik 2020 ra zilja e fundit parlamentare në këtë godinë, kurse deputetët u transferuan në ish “Shtëpinë e Partisë”. Do të duhet që të merret vendim se cili do të jetë fati i godinës së vjetër.
“Mbase më e logjikshmja është që ajo të kthehet në një muze të parlamentarizmit - mendon Elena Kamenova. Godina e parlamentit bullgar është e shpallur një monument i kulturës gjatë vitit 1955 për shkak të vlerës së saj historike, arkitekturore dhe kulturore. Por,ajo ka qenë dhe mbetet simboli i parlamentarizmit bullgar”.
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..