Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërtesa e Kuvendit Popullor - një simbol i parlamentarizmit bullgar

7
Foto: parliament.bg

Pas Çlirimit nga sundimi osman gjatë vitit 1878 fillon rivendosja në etapa të shtetit bullgar. Nën ndikimin evropian lindin idetë për Kushtetutë dhe Parlament, i cili “të farkëtojë” ligjet e Bullgarisë së lirë. Fillimin e jetës parlamentare e vë  Asambleja Kushtetuese në Veliko Tërnovo. Ajo miraton ligjin bazë të vendit, i cili ka mbetur në histori si “Kushtetuta e Tërnovos”.  


“Atëherë Parlamenti bullgar nuk disponon një godinë personale, në të cilën të zhvillojë mbledhje, dhe kuvendon në vende të ndryshme në qytetet Veliko Tërnovo, Svishtov dhe Sofja - tregon Elena Kamenova, eksperte shtetërore në drejtorinë “ Marrëdhënie me publikun” në Parlament. Gjatë muajit shkurt 1884 Këshilli i atëhershëm i Ministrave merr vendim për ndërtimin e një godine, e cila t’i shërbejë Kuvendit Popullor”.

Projekti i është dhënë arkitektit të njohur bullgar Konstantin Jovanoviç, i cili jeton dhe krijon në Vjenë. Ndërtesa madhështore e stilit neo-rilindës  është e ndërtuar vetëm për disa muaj: gërmimi i parë ka qenë më 4 korrik 1884, kurse përurimi - më 25 nëntor në po të njëjtin vit. “Më pas ajo del e vogël - vazhdon Elena Kamenova. Prandaj merret vendim për zgjerimin e saj. Bën përshtypje fakti se janë zgjedhur stile të ndryshme arkitekturore për katet 1, 2 dhe 3.


Një fakt kureshtar është seqë të mund të mblidhen mjete të mjaftueshme për ndërtimin e godinës, janë mbledhur dhurime nga njerëzit. Emrat e të gjithë atyre janë përfshir në një Akt special, i cili përfundon me mesazhin: “Godina e ndërtuar të shërbejë për përjetësimin e lirisë dhe të barazisë në Bullgari dhe për lavdinë e popullit bullgar”, dheai është murosur në themel të ndërtesës.  

Një nga godinat e para shoqërore të kryeqytetit të ri bullgar në momentin e ndërtimit është vendosur në rrethinat e qytetit, kurse sot gjendet në një nga bulevardet më të gjallëruara qendrore të kryeqytetit. Në hyrjen jugore është vendosur motoja kombëtare “Uniteti bën forcën”, kurse mbi të - ështëstema shtetërore e Republikës së Bullgarisë.  


“Më e vlefshmja është fryma që mbart kjo ndërtesë - është e bindur Elena Kamenova. Aty ka kaluar pothuajse e gjithë historia jonë parlamentare. 136 vjet parlamenti bullgar kuvendon pikërisht në këtë godinë. Aty janë marrë të gjitha vendimet më të rëndësishme, aty është përcaktuar fati i vendit tonë”.

Që nga viti 2002 Kuvendi Popullorofron mundësi që çdo një qytetar bullgar të hyjë në godinë, të njihet me historinë e saj. Këtu janë përfshirë dhe vizitat në sallën plenare, një shikim të ekspozitës me portretet e kryetarëve të Parlamentit, shëtitje në korridoret, sallat dhe biblioteka e Parlamentit.


Kuvendi Popullor “mban mend” fjalime historike, mbretër, presidentë dhe qindra deputetë. Më 31 korrik 2020 ra zilja e fundit parlamentare në këtë godinë, kurse deputetët u transferuan në ish “Shtëpinë e Partisë”. Do të duhet që të merret vendim se cili do të jetë fati i godinës së vjetër.


“Mbase më e logjikshmja është që ajo të kthehet në një muze të parlamentarizmit - mendon Elena Kamenova. Godina e parlamentit bullgar është e shpallur një monument i kulturës gjatë vitit 1955 për shkak të vlerës së saj historike, arkitekturore dhe kulturore. Por,ajo ka qenë dhe mbetet simboli i parlamentarizmit bullgar”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: parliament.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD