Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata paraelektorale në Bullgari

Foto: arkiv

Që sot, Bullgaria zyrtarisht është në një garë zgjedhore. Ajo vazhdon 29 ditë dhe përfundon në orën 24.00 në mesnatë më 2 prill 2021, tregon vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor. 24 orë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare më 4 prill agjitacioni parazgjedhor është i ndaluar, kështu që 3 prilli të mund të jetë një ditë për t’u menduar përpara votimit.

Gjatë garës parazgjedhore për të marrë pjesë në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor qytetarët, partitë, koalicionet, komitetet e iniciativës, kandidatët dhe avokatët kanë lirinë të bëjnë agjitacion në formë gojore dhe me shkrim. Kjo mund të ndodhë në takimet parazgjedhore, si dhe përmes ofruesve të shërbimeve mediatike, ku mediat sociale dhe bloget personale nuk konsiderohen si të tilla. Një kusht i rëndësishëm është se fushata zgjedhore zhvillohet vetëm në gjuhën bullgare. Në kushtet e epidemisë nga koronavirusi, ministri i shëndetësisë u rekomandoi politikanëve të kujdesen për shëndetin e zgjedhësve të vet, duke zhvilluar agjitacionin e vet në distancë, kurse takimet me njerëzit të bëhen në të hapur gjatë respektimit  të distancës dhe me mjete mbrojtëse. Për rrendin e zhvillimit të aktiviteteve zgjedhore përgjigjen organizatorët, si dhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë 30 ditëve të ardhshme është ndaluar publikimi i materialeve anonime të agjitacionit, si dhe të tilla, të cilat shkelin moralin e mirë, dhe po kështu dhe nderin dhe emrin e mirë të kandidatëve. Gjatë kohës së fushatës zgjedhore ndalohet po kështu agjitacioni politik nëpër institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore dhe në transportin urban.

Detyrim i mediave publike - Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar është të pasqyrojnë në mënyrë objektive dhe të drejtë shfaqjet e kandidatëve, të regjistruar nga partitë, koalicionet dhe komitetet e iniciativës, duke respektuar barazinë dhe rëndësinë e tyre. Fushata zgjedhore pasqyrohet në mediat shoqërore përmes formave të ndryshme, por detyrimisht në një kohë të përcaktuar posaçërisht për këtë qëllim.

Në një afat prej 7 ditëve pas ditës së zgjedhjeve partitë, koalicionet dhe komitetet iniciative duhet të heqin materialet e agjitacionit të vendosura prej tyre në lidhje me zgjedhjet tanimë të përfunduara.

Objekt i agjitacionit parazgjedhur janë të gjithë qytetarët bullgarë, të cilët me datë të zgjedhjeve kanë mbushur 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë të vendosur nën kujdestari dhe që janë të dënuar me burgim . Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor tregojnë se në listat e zgjedhjeve janë 6 732 316 veta. Kodi Zgjedhor i detyron qytetarët bullgar të marrin pjesë në votim, por nuk parashikon sanksione për ata të cilët nuk kanë votuar.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria në zgjedhjet evropiane

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...

botuar më 24-06-10 2.11.MD

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD
Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD