Një rrugicë festive e arteve dhe zanateve tradicionale organizon më 3 mars Dhoma Rajonale e Artizanatit-Sofje në rajonin e pushimores Bankja. Shkaku është festa kombëtare, kurse qëllimi - prodhimet e bukura të zanatçinjve të kontribuojnë për gjendjen e mirë shpirtërore dhe të rikujtojnë se zanatet e gjalla ruajnë frymën dhe shpirtin bullgar dhe njëkohësisht ruajnë dhe identitetin tonë kombëtar.
Rrugica e zanateve në Bankja do të mbledhë në një vend mjeshtër të thurjes artistike, prodhime prej druri, dhurata dhe sende për jetën e përditshme, skulptura dhe drugdhendje, qëndisje, piktura dhe gdhendje mbi xham dhe lëkurë, punime të këmishëve popullore, qeramikë e shumë të tjera. Janë parashikuar dhe demonstrime të veprimtarive nga punishtet e mjeshtërisë, por me një orientim modern. “Gjatë kohës së kësaj rrugice të zanateve njerëzit do të afrohen deri tek prodhime të cilat janë me një vlerë të lartë estetike dhe do të mund të njihen me cilësinë më të mirë të punës të zanatçinjve aktualisht tek ne” – tha në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë floktari i njohur dhe kryetar i Dhomës Rajonale të Mjeshtërisë Krëstjo Kapanov:
“Nuk ka se ku të shikohen në vend tjetër krijimet me cilësi të zanatçinjve nëse nuk ekzistojnë ekspozita të këtij lloji. Më në veçanti me hyrjen e tregut të prodhimeve të lira, shumë shpesh një prodhim kinez, gjërat fitojnë një kuptim tjetër. Kurse zanatçinjtë bullgarë kanë një krijimtari shumë të pasur dhe të bukur. Miqtë e Rrugicës në Bankja do të gëzohen duke parë gjëra shumë të bukura, të bëra me shenjën e mjeshtërve bullgarë. Zanatçinjtë kanë jo vetëm nevojë për para, por dhe vend që të mund të prezantohen përpara publikut. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mund të ndihmohet biznesi i vogël dhe i mesëm, në këtë rast artizanati në të gjitha format e tij. Por nuk hasim një kuptim të veçantë mes drejtuesve për këtë, se duhet një mbrojtje më të madhe ligjore për punën e zanatçinjve. Kurse ata në vendin tonë janë mijëra, por ata nuk regjistrohen në organizata profesionale, sepse ligji nuk i detyron.”
Zanatçinjtë kanë jo vetëm nevojë për para, por dhe për një vend që të paraqiten. Floktari-stilist Kapanov rikujtoi se organizata e tij, në të cilën anëtarësojnë 869 ndërmarrje aktive të zanatçinjve, prej kohe ka përgatitur një propozim për ndryshime ligjore. Ata duan të garantohet cilësia e shërbimeve tek puna e zanatçinjve dhe të ketë një rregullim dhe mbrojtje më të mirë të punonjësve në këtë fushë. Deri tani telashet e zejtarëve bullgar nuk kanë qenë objekt i vëmendjes nga ana e ligjvënësve. Shpresa është se parlamenti i ri i cili do të formohet do të sillet me një kuptim më të madh ndaj nevojave të sipërmarrësve , të cilët e praktikojnë zanatin.
Gjatë viteve të kaluara shumë nga zanatçinjtë kërkuan mundësi për punë jashtë shtetit, kurse tani masat kundra pandemisë i lanë pothuajse pa para për t’u ushqyer. “Tek ne ka talent të shumtë, por problemi është se mbetet deri në një nivel, kurse si në çdo profesion, njeriu duhet të rritet dhe të zhvillohet” - thotë stilisti Krëstjo Kapanov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: facebook/rayonbankya, BGNES
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..