Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia e përbashkët me vështrim ndaj së ardhmes

Një rrugicë festive e zanateve organizohet për 3 marsin në qytetin Bankja

Foto: facebook/rayonbankya

Një rrugicë festive e arteve dhe zanateve tradicionale organizon më 3 mars Dhoma Rajonale e Artizanatit-Sofje në rajonin e pushimores Bankja. Shkaku është festa kombëtare, kurse qëllimi - prodhimet e bukura të zanatçinjve të kontribuojnë për gjendjen e mirë shpirtërore dhe të rikujtojnë se zanatet e gjalla ruajnë frymën dhe shpirtin bullgar dhe njëkohësisht ruajnë dhe identitetin tonë kombëtar.  

Rrugica e zanateve në Bankja do të mbledhë në një vend mjeshtër të thurjes artistike, prodhime prej druri, dhurata dhe sende për jetën e përditshme, skulptura dhe drugdhendje, qëndisje, piktura dhe gdhendje mbi xham dhe lëkurë, punime të këmishëve popullore, qeramikë e shumë të tjera. Janë parashikuar dhe demonstrime të veprimtarive nga punishtet e mjeshtërisë, por me një orientim modern. “Gjatë kohës së kësaj rrugice të zanateve njerëzit do të afrohen deri tek prodhime të cilat janë me një vlerë të lartë estetike dhe do të mund të njihen me cilësinë më të mirë të punës të zanatçinjve aktualisht tek ne” – tha në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë floktari i njohur dhe kryetar i Dhomës Rajonale të Mjeshtërisë Krëstjo Kapanov:

“Nuk ka se ku të shikohen në vend tjetër krijimet me cilësi të zanatçinjve nëse nuk ekzistojnë ekspozita të këtij lloji. Më në veçanti me hyrjen e tregut të prodhimeve të lira, shumë shpesh një prodhim kinez, gjërat fitojnë një kuptim tjetër. Kurse zanatçinjtë bullgarë kanë një krijimtari shumë të pasur dhe të bukur. Miqtë e Rrugicës në Bankja  do të gëzohen duke parë gjëra shumë të bukura, të bëra me shenjën e mjeshtërve bullgarë. Zanatçinjtë kanë jo vetëm nevojë për para, por dhe vend që të mund të prezantohen përpara publikut. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mund të ndihmohet biznesi i vogël dhe i mesëm, në këtë rast artizanati në të gjitha format e tij. Por nuk hasim një kuptim të veçantë  mes drejtuesve për këtë, se duhet një mbrojtje më të madhe ligjore për punën e zanatçinjve. Kurse ata në vendin tonë janë mijëra, por ata nuk regjistrohen në organizata profesionale, sepse ligji nuk i detyron.”

Zanatçinjtë kanë jo vetëm nevojë për para, por dhe për një vend që të paraqiten. Floktari-stilist Kapanov rikujtoi se organizata e tij, në të cilën anëtarësojnë 869 ndërmarrje aktive të zanatçinjve, prej kohe ka përgatitur një propozim për ndryshime ligjore.  Ata duan të garantohet cilësia e shërbimeve tek puna e zanatçinjve dhe të ketë një rregullim dhe mbrojtje më të mirë të punonjësve në këtë fushë. Deri tani telashet e zejtarëve bullgar nuk kanë qenë objekt i vëmendjes nga ana e ligjvënësve. Shpresa është se parlamenti i ri i cili do të formohet do të sillet me një kuptim më të madh ndaj nevojave  të sipërmarrësve , të cilët e praktikojnë zanatin.


Gjatë viteve të kaluara shumë nga zanatçinjtë kërkuan mundësi për punë jashtë shtetit, kurse tani masat kundra pandemisë i lanë pothuajse pa para për t’u ushqyer. “Tek ne ka talent të shumtë, por problemi është  se mbetet deri në një nivel, kurse si në çdo profesion, njeriu duhet të rritet dhe të zhvillohet” - thotë stilisti Krëstjo Kapanov.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: facebook/rayonbankya, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD