Për herë të pesëmbëdhjetë Agjencisë Bullgare të Investimeve iu dha çmimi vjetor “Investitori i Vitit”, këtë herë në internet, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në konkurs, i cili synon të dallojë projektet më të rëndësishme të investimeve në Bullgari në vitin 2020, fituesi i madh është kompania "Nestle Bulgaria", e cila është në tregun bullgar që nga viti 1994. Ajo prodhon produkte për mbi 35 tregje në të gjithë botën.
Grupi Industrial “Sisecam”, i cili që nga viti 1997zhvillon në vendin tonë fabrikat e veta për prodhim të llojeve të ndryshme të qelqit, fitoi Çmimin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Investimeve. Investimet e tij totale në Bullgari arrijnë 800 milion dollarë.
Ndër fituesit është shoqata "Fëmijët me Sëmundje Onkohematologjike", e cila mori një pllakë kristali për "Fillim të Suksesshëm". Ajo rri prapa Qendrës së parë dhe të vetme të Rehabilitimit për fëmijë me sëmundje onkohematologjike në Bullgari dhe në Ballkan që është dhe një nga qendrat e pakta të tilla në botë.Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..