Për herë të pesëmbëdhjetë Agjencisë Bullgare të Investimeve iu dha çmimi vjetor “Investitori i Vitit”, këtë herë në internet, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në konkurs, i cili synon të dallojë projektet më të rëndësishme të investimeve në Bullgari në vitin 2020, fituesi i madh është kompania "Nestle Bulgaria", e cila është në tregun bullgar që nga viti 1994. Ajo prodhon produkte për mbi 35 tregje në të gjithë botën.
Grupi Industrial “Sisecam”, i cili që nga viti 1997zhvillon në vendin tonë fabrikat e veta për prodhim të llojeve të ndryshme të qelqit, fitoi Çmimin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Investimeve. Investimet e tij totale në Bullgari arrijnë 800 milion dollarë.
Ndër fituesit është shoqata "Fëmijët me Sëmundje Onkohematologjike", e cila mori një pllakë kristali për "Fillim të Suksesshëm". Ajo rri prapa Qendrës së parë dhe të vetme të Rehabilitimit për fëmijë me sëmundje onkohematologjike në Bullgari dhe në Ballkan që është dhe një nga qendrat e pakta të tilla në botë.Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë..