Ne mbështesim krijimin e "korridoreve të shpejta të gjelbra" për të vaksinuarit dhe njerëzit që tashmë janë shëruar nga Covid-19. Në të njëjtën kohë nuk duhet të kufizohen edhe udhëtimet e evropianëve të tjerë. Kjo duhet të çojë në një ringjallje të ekosistemit turistik dhe të lëvizshmërisë ndërkombëtare, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova në një video konferencë të ministrave të turizmit në BE.
Nikollova vuri në dukje përvojën bullgare në pandeminë për zhvillimin e turizmit të brendshëm, turizmin SPA, turizmin mjekësor dhe atë balnear, për orientimin drejt mënyrave më të sigurta të transportit dhe zhvillimin e vendpushimeve më të vogla, njoftoi BTA.Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..