Ne mbështesim krijimin e "korridoreve të shpejta të gjelbra" për të vaksinuarit dhe njerëzit që tashmë janë shëruar nga Covid-19. Në të njëjtën kohë nuk duhet të kufizohen edhe udhëtimet e evropianëve të tjerë. Kjo duhet të çojë në një ringjallje të ekosistemit turistik dhe të lëvizshmërisë ndërkombëtare, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova në një video konferencë të ministrave të turizmit në BE.
Nikollova vuri në dukje përvojën bullgare në pandeminë për zhvillimin e turizmit të brendshëm, turizmin SPA, turizmin mjekësor dhe atë balnear, për orientimin drejt mënyrave më të sigurta të transportit dhe zhvillimin e vendpushimeve më të vogla, njoftoi BTA.Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..
Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..