Në qoftë se shëtitni në rrugët e Sofjes dhe të çdo qyteti tjetër bullgar, do të shihni se gjithçka shkëlqen në të bardhë dhe të kuqe. Dhe kjo nuk është e rastësishme. Ditën e fundit të shkurtit të gjithë po nguten të zgjedhin verore /martenica/ - një amulet për shëndet, me të cilin bullgarët po zbukurohen ditën e parë të marsit që prej shekujsh.
Dita e fundit e muajit shkurt na jep një mundësi të fundit për të shtrembëruar fillin e bardhë dhe të kuq për të bërë një martenica për të afërmit dhe miqtë. Ne e bëjmë këtë duke menduar për shëndet, sukses dhe shpresë.
Dimka Dillkova, e cila ka ndërthurur dy tradita të lashta bullgare, duke bërë martenica me qëndisje bullgare, interpreton simbolikën e ngjyrave si më poshtë: "e kuqja dhe e bardha janë një simbol i femrës dhe mashkullit, i shëndetit, i këtyre gjërave të lashta njerëzore". Për teknikat e ndryshme në bërjen e këtij amaneti bullgar, lexoni në artikullin tonë "Pe i kuq për forcë dhe shëndet, pe i bardhë – për jetë të gjatë" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..