Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Baniçan – fshati i shpirtit, i lejlekëve dhe i besimit në të mirën

Popullsia e fshatit Baniçan, në Bullgarinë Jugperëndimore, numëron më pak se 600 veta, por banuesit e tij me të drejtë krenohen me historinë, kulturën dhe besimin e vet. Në Baniçan ka më shumë kisha për frymë.

Kisha “Shën Kryeengjëlli Mihaill”

“Në territorin e fshatit janë ndërtuar 4 kisha dhe 3 paraklise. Ka dhe vende të tjera të shenjta, të cilat dikur kanë qenë kisha dhe manastire, por ato nuk janë rinovuar - saktëson Diana Pelltekova nga kujdestaria e kishës në fshat. Prej dy vjetëve po ndërtohet paraklisi “Shën Pajisij Hilendarski”, dhe tani ka për t’u bërë pajisja e tij si dhe pikturimi i ikonave. Kurse kisha më e vjetër është kisha “Shën Kryeengjëlli Mihaill” nga viti 1864, e cila është ngritur pas ëndërrimit të një gruaje nga fshati Baniçan.”

Manastiri  “Fjetja e Shën Mërisë”

Shumë interesante është lidhja e kësaj kishe me rivendosjen  e manastirit i cili ka ekzistuar këtu përpara shekujve “Fjetja e Shën Mërisë”. Familja e njeriut i cili ka ndërtuar kishën - Ivan Gazjanov, rrit jetimen Cvjata Serafimova, e cila është e bekuar nga Zoti të gjejë një ikonë në kodrën e fshatit Baniçan. Gjatë gërmimeve janë zbuluar themelet e një kishe të vjetër, mbi të cilat më vonë është rindërtuar manastiri.  

Besimi gjithmonë ka qenë në një nderim të veçantë në Baniçan. Gjatë vitit 2009 kujdestaria e kishës themeloi një shkollë fetare, të cilën e vizitojnë fëmijët nga klasa e 1 deri në klasën e 8.

“Në këto kohëra fëmijët duhet të drejtohen te vlerat dhe traditat e lashta të bullgarit e pikërisht - besimi ynë - ve në dukje Diana Pelltekova. Një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë popullin tonë  është që të rikthehet  drejt mirësive dhe virtyteve morale të paraardhësve tanë, të transmetojë dhe të ruajë për brezat e ardhshëm kishat, zbukurimet dhe ikonat, çudibërësin. Secili prej nesh duhet të punojë për ngritjen dhe lartësimin shpirtëror të shoqërisë sonë”.  

Fshati Baniçan është i njohur në të gjithë botën jo vetëm me çorapet e veta të mahnitshme dhe me strehën për gomarët e rritur, por dhe si një fshat i lejlekëve. Këtu ka më shumë fole për frymë të popullsisë në rajon.

Në folën e lejlekëve Proletka dhe Izgrev është montuar IP kamera e parë në Bullgari, e cila në një kohë reale tregon se çfarë rastis në folenë e lejlekëve. Kamera vihet në veprim më 1 mars dhe punon deri më 30 gusht

“Kemi 12 fole, me tendencën për tu shtuar - thotë Rumjana Xhibova, sekretare e vatrës së kulturës. Vjet që të gjitha qenë të birësuar nga njerëzit nga të gjitha krahinat e botës - Anglia, Gjermania, Japonia...Gjithnjë e më shumë po fillon t’u kushtohet vëmendje këtyre shpendëve, fëmijët vërejnë jetën e tyre, kurse që aty fillojnë të kuptojnë se duhet të kujdesemi për natyrën, që të ekzistojmë edhe ne.” 

Por dhe kjo nuk është e tëra. Një krenari për banuesit e fshatit është një varieteti lokal i qepës të quajtur bullgarisht qepa e ujit. Në këto momente po rrjedh një procedurë rreth certifikimit të saj  përmes skemës për  treguesit gjeografik për cilësinë e ushqimeve.

“Qepa e fshatit është e njohur me cilësitë e shijes së vet - sqaron  Rumjana Xhibova. Ajo është kaq e ëmbël, saqë mund të hahet si mollë. Përveç kësaj është e shëndetshme, kurse që të gjithë e dimë se pazari është i përmbushur me ushqim të bukur, por jo me cilësi. Duam të mbrojmë këtë shije bullgare, sepse duke dalë në tregun evropian ai do të sjellë dhe dobi financiare për popullsinë vendase”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Vatra e Kulturës “Izgrev”- fshati Baniçan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD