Popullsia e fshatit Baniçan, në Bullgarinë Jugperëndimore, numëron më pak se 600 veta, por banuesit e tij me të drejtë krenohen me historinë, kulturën dhe besimin e vet. Në Baniçan ka më shumë kisha për frymë.
“Në territorin e fshatit janë ndërtuar 4 kisha dhe 3 paraklise. Ka dhe vende të tjera të shenjta, të cilat dikur kanë qenë kisha dhe manastire, por ato nuk janë rinovuar - saktëson Diana Pelltekova nga kujdestaria e kishës në fshat. Prej dy vjetëve po ndërtohet paraklisi “Shën Pajisij Hilendarski”, dhe tani ka për t’u bërë pajisja e tij si dhe pikturimi i ikonave. Kurse kisha më e vjetër është kisha “Shën Kryeengjëlli Mihaill” nga viti 1864, e cila është ngritur pas ëndërrimit të një gruaje nga fshati Baniçan.”
Shumë interesante është lidhja e kësaj kishe me rivendosjen e manastirit i cili ka ekzistuar këtu përpara shekujve “Fjetja e Shën Mërisë”. Familja e njeriut i cili ka ndërtuar kishën - Ivan Gazjanov, rrit jetimen Cvjata Serafimova, e cila është e bekuar nga Zoti të gjejë një ikonë në kodrën e fshatit Baniçan. Gjatë gërmimeve janë zbuluar themelet e një kishe të vjetër, mbi të cilat më vonë është rindërtuar manastiri.
Besimi gjithmonë ka qenë në një nderim të veçantë në Baniçan. Gjatë vitit 2009 kujdestaria e kishës themeloi një shkollë fetare, të cilën e vizitojnë fëmijët nga klasa e 1 deri në klasën e 8.
“Në këto kohëra fëmijët duhet të drejtohen te vlerat dhe traditat e lashta të bullgarit e pikërisht - besimi ynë - ve në dukje Diana Pelltekova. Një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë popullin tonë është që të rikthehet drejt mirësive dhe virtyteve morale të paraardhësve tanë, të transmetojë dhe të ruajë për brezat e ardhshëm kishat, zbukurimet dhe ikonat, çudibërësin. Secili prej nesh duhet të punojë për ngritjen dhe lartësimin shpirtëror të shoqërisë sonë”.
Fshati Baniçan është i njohur në të gjithë botën jo vetëm me çorapet e veta të mahnitshme dhe me strehën për gomarët e rritur, por dhe si një fshat i lejlekëve. Këtu ka më shumë fole për frymë të popullsisë në rajon.
Në folën e lejlekëve Proletka dhe Izgrev është montuar IP kamera e parë në Bullgari, e cila në një kohë reale tregon se çfarë rastis në folenë e lejlekëve. Kamera vihet në veprim më 1 mars dhe punon deri më 30 gusht
“Kemi 12 fole, me tendencën për tu shtuar - thotë Rumjana Xhibova, sekretare e vatrës së kulturës. Vjet që të gjitha qenë të birësuar nga njerëzit nga të gjitha krahinat e botës - Anglia, Gjermania, Japonia...Gjithnjë e më shumë po fillon t’u kushtohet vëmendje këtyre shpendëve, fëmijët vërejnë jetën e tyre, kurse që aty fillojnë të kuptojnë se duhet të kujdesemi për natyrën, që të ekzistojmë edhe ne.”
Por dhe kjo nuk është e tëra. Një krenari për banuesit e fshatit është një varieteti lokal i qepës të quajtur bullgarisht qepa e ujit. Në këto momente po rrjedh një procedurë rreth certifikimit të saj përmes skemës për treguesit gjeografik për cilësinë e ushqimeve.
“Qepa e fshatit është e njohur me cilësitë e shijes së vet - sqaron Rumjana Xhibova. Ajo është kaq e ëmbël, saqë mund të hahet si mollë. Përveç kësaj është e shëndetshme, kurse që të gjithë e dimë se pazari është i përmbushur me ushqim të bukur, por jo me cilësi. Duam të mbrojmë këtë shije bullgare, sepse duke dalë në tregun evropian ai do të sjellë dhe dobi financiare për popullsinë vendase”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Vatra e Kulturës “Izgrev”- fshati BaniçanNga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..