Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski vizitoi Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me ftesë të drejtorit të tij Altin Basha. Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim me teatrot në Bullgari. Drejtori Basha u drejtoi ftesë regjisorëve bullgarë për të vendosur pjesë të tyre në skenën e teatrit eksperimental. Ai vlerësoi lart nivelin e zhvillimit të artit teatral në Bullgari, duke theksuar se gjatë festivaleve rajonale është takuar me artistë bullgarë. Z. Basha deklaroi se pandemia COVID-19 e ka goditur rëndë skenën e teatrit në Shqipëri, sepse për shkak të kufizimeve anti-epidemike nuk ka shfaqje.
Nga ana e vet, Ambasadori Rajçevski mirëpriti dëshirën e shprehur për bashkëpunim me teatrot bullgare, duke propozuar që ai të zbatohet në kuadër të marrëveshjes ekzistuese në fushën e kulturës midis dy vendeve tona. Ai prezantoi zhvillimin e teatrit bullgar, si dhe masat e marra, falë të cilave jeta kulturore në vendin tonë po vazhdon në forma të ndryshme, në përputhje me kufizimet kundër përhapjes së COVID-19.
Informacioni është i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..