Përshëndetje,
Quhem Simeon Krëstev, jetoj në Sofje dhe për nga profesioni jam avokat. Për mua është një kënaqësi e madhe dhe nder të mund të ndajë me ju një pjesë të vogël nga bukuritë me të cilat ndeshem përditë.
Dashuria ime ndaj fotografisë lindi përpara mjaft viteve. Fillimisht bëja fotografi amatore të kishave, të manastireve, të shërbesave fetare si në territorin e vendit, kështu dhe jashtë shtetit.
Kështu gjatë vitit 2013 lindi ideja të krijoj faqen në Facebook “Besa, Shpresa dhe Dashuria”. Qëllimi im qe, që t’u tregoj njerëzve bukuritë e Ortodoksisë, kishat e shkëlqyera dhe manastiret në Bullgari dhe shërbesat e përditshme kishtare që zhvillohen në to, si dhe dinamikën e jetës në Kishë.
Gjatë viteve fotografia u kthye nga një hobi në diçka më shumë-në një magji, e cila ka forcën të frymëzojë, të japë krahë dhe të japë një këndvështrim të ndryshëm mbi pamjet ndryshe të përditshme dhe sendet.
Pikërisht kjo magji qe shkaku që një ditë pas pune të bëj një fotografi në mbrëmje të godinës së shkëlqyer të Teatrit Popullor “Ivan Vazov “ në Sofje.
Fare rastësisht fotografia u bë mjaft e goditur. E titullova “Copëza nga Sofja” dhe kështu filloj një aventurë të paharrueshme nëpër skajet e bukura të kryeqytetit, të cilat i prezantoj në rrjetin social.
Sofja është një qytet i shkëlqyer, vetëm se duhet pak më shumë t’u kushtojmë një vëmendje bukurive, të cilat na rrethojnë.
Mundohem që përmes objektivit tim të kap bukurinë dhe magjinë e pamjeve të përditshme, të çasteve dhe peizazheve, të cilave pjesa më e madhe prej nesh nuk u kushtojnë vëmendje. Të përshpejtuar, ne shpesh nuk u vëmë re nuancave unike të lindjes dhe të perëndimit, lojën e dritës dhe vallëzimin e rrezeve të diellit nëpër fasadat e godinave, kompozicionet e shkëlqyera dhe bukuritë arkitekturore, as lejlekun e hijshëm i cili ka ndërtuar folenë e vet dhe i cili kujdeset për të vegjlit.
Çdo ditë admiroj hijeshinë e kryeqytetit dhe sa e ndryshme mund të jetë Sofja gjatë stinëve të veçanta, por madje dhe në pjesët e ndryshme të ditës dhe të natës - që nga mëngjesi me diell deri tek mbrëmja me shi, nga mbulesa e butë e dëborës deri tek nuancat e shkëlqyera të pranverës, përmes rrezeve të ngrohta të verës dhe ngjyrave të panumërta të vjeshtës.
Fotografia është ai art, i cili e bën të mundur përmes fotografive të veta të rikrijojmë magjinë e realitetit i cili na rrethon dhe përmes kësaj të prekim dhe të frymëzojmë dhe njerëz të tjerë.
Gjatë viteve kuptova se nuk është dhe kaq e rëndësishme teknika, me të cilën njeriu fotografon - nëse ai përdor fotoaparatet e vjetër, telefon, fotoaparat profesional, dron ose pajisje tjetër. Pajisja më e mirë është ajo, të cilën ti e ke në momentin më të rëndësishëm që të mund të kapësh rastin, kurse fotografia më e mirë është ajo në të cilën ti ke futur dashuri, çdo gjë tjetër janë hollësira.
Uroj të gjithëve një udhëtim të paharrueshëm nëpër Skajet e Sofjes, në vend dhe përtej kufijve!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Simeon Krëstev
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..
Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..