Sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva u bë qytetare nderi е qytetit Plovdiv, njoftoi drejtori i Institutit të Bashkisë “Plovdivi i Lashtë” Bogomill Grozev. Në këtë mënyrë këngëtarja u rendit mes banuesve më të rinj të Plovdivit, të cilët kanë merituar këtë njohje të madhe.
Publiku në Bullgari tanimë është në pritje të shfaqjes së përbashkët në fund të verës të Sonja Jonçevës dhe Plasido Domingos. Më 31 gusht ata do të dalin në një skenë të ndërtuar posaçërisht përpara katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, që të interpretojnë arie dhe duete prej operave të njohura.
Por, në një kohë sa më të shpejtë vlerësuesit e muzikës së përjetshme do të mund të shijojnë interpretimet e primadonës së operës gjatë kohës së dekorimeve "Victoire de la Musique" në Francë /24.02/ kurse më 27 shkurt Jonçeva do të mbajë një recital për serinë “Yjet e Metropolitan operës live”. Koncerti do të incizohet në sallën e bibliotekës së manastirit “Schussenried” në Gjermaninë Juglindore.
Përpiloi: Vesella KrëstevaNë fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re..