Sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva u bë qytetare nderi е qytetit Plovdiv, njoftoi drejtori i Institutit të Bashkisë “Plovdivi i Lashtë” Bogomill Grozev. Në këtë mënyrë këngëtarja u rendit mes banuesve më të rinj të Plovdivit, të cilët kanë merituar këtë njohje të madhe.
Publiku në Bullgari tanimë është në pritje të shfaqjes së përbashkët në fund të verës të Sonja Jonçevës dhe Plasido Domingos. Më 31 gusht ata do të dalin në një skenë të ndërtuar posaçërisht përpara katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, që të interpretojnë arie dhe duete prej operave të njohura.
Por, në një kohë sa më të shpejtë vlerësuesit e muzikës së përjetshme do të mund të shijojnë interpretimet e primadonës së operës gjatë kohës së dekorimeve "Victoire de la Musique" në Francë /24.02/ kurse më 27 shkurt Jonçeva do të mbajë një recital për serinë “Yjet e Metropolitan operës live”. Koncerti do të incizohet në sallën e bibliotekës së manastirit “Schussenried” në Gjermaninë Juglindore.
Përpiloi: Vesella KrëstevaOpera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..