Ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, iniciativa “Zgjimi me valle” do të grumbullojë për të gjashtin vit me radhë energjinë pozitive të bullgarëve te ne dhe nëpër botë. Mijëra "tanët" në kënde të ndryshme të planetit do të hedhin valle në të njëjtën kohë që ta forcojnë rrënjën bullgare, transmetoi BNR-Varna. Organizatorët janë “Shoqata Azbukari” dhe platforma civile “Bullgarët për Bullgarinë”.
Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve për ta xhiruar një video, në të cilën të prezantohen se cilët janë, nga ku janë, të tregojnë se si kërcejnë valle dhe pas kësaj ta publikojnë në faqen e Facebook-ut të iniciativës.
“Le ta tregojmë bukurinë e folklori, temperamentin dhe emocionin pozitiv të bullgarit”, bëri thirrje “Shoqata Atbukari”.Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në kompozime komplekse arkitekturore, ikonostasa, por edhe në dekorimin e objekteve. Ta pikturosh..
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..