Lidhja e bullgarit me atdheun e tij dhe ndjenja e përkatësisë është e ngulitur gjenetikisht. Ajo bëhet akoma më e fortë, nëse provokohet prej rrethanave të caktuara. Të shumtë janë shembujt në folklor, në histori dhe në letërsi të cilët përshkruajnë nostalgjinë për atdheun, e cila e mpreh ndjeshmërinë e bullgarëve ndaj çdo gjëje të lidhur me Bullgarinë.
Në ditët tona shumë bullgarë janë të shpërndarë nëpër botë në kërkim të kushteve më të mira për të jetuar. Mes tyre është dhe Mirosllav Enev, i cili prej 4 vjetëve jeton me prindërit e tij në Belgjikë. Pavarësisht dhe vetëm 16 vjeç, Mirosllavi ndien sesa shumë do të thotë Bullgaria për të. Kohët e fundit ai na kërkoi, që të tregojë sesi dhe përse ka formuar aty një grup për valle popullore bullgare.
Për shkak të masave kundra koronavirusit, gjatë pjesës më të madhe të vitit 2020 takimet e klubeve për valle popullore qenë ndërprerë. Por, gjithsesi në kohën me një regjim më të lirë, grupi i vallëzimit i Mirosllavit “Ritme-Limburg” arrin të mblidhet dhe të mësojë hapat e valleve të shumta nga krahinat e ndryshme të Bullgarisë:
“Gjatë muajit janar 2020 vendosa të formoj grup për valle popullore në qytetin Zonhoven, në 85 kilometra nga kryeqyteti belg /provinca Limburg/- tregon Mirosllavi. - Ideja ime është që në një vend çdo të diel të mblidhemi më shumë bullgarë. Kështu përveç se të vallëzojmë, kjo është një kohë për bisedime dhe një kalim të këndshëm në kontakt me bashkatdhetarët tanë. Deri tani, gjatë periudhës së pandemisë mundëm të mësojmë rreth 15-20 valle, të cilat i luajmë gjithmonë me shumë dashuri, dhe e duam shumë në të njëjtën mënyrë gjithë folklorin bullgar”.
Si i vogël, Mirosllavi ka mësuar hapat në grupin folklorik “Ritëm” në qytetin Silistra, i cili gjendet shumë afër fshatit të tij të lindjes Alfatar. Në një plan historik ky është një vendbanim i lashtë dhe me shumë njerëz, që bie në krahinën folklorike të Dobruxhës. Në këtë krahinë bujqësia dhe jeta e njerëzve kanë vënë një vulë të rëndësishme mbi stilin dhe karakterin e vallëzimeve të Dobruxhës. Valltari i kësaj krahine vallëzon i mbledhur dhe pothuajse i përkulur, sikurse është i “ngjitur” me tokën. Vite të tëra të gjata vallëzimet folklorike kanë qenë një pjesë e rëndësishme nga jeta e popullit tonë, kurse në kohën e sotme vihet re një rikthim të interesit ndaj traditave folklorike.
Sipas fjalëve të Mirosllavit bullgarët ndajnë nga koha e tyre dhe vijnë në prova, për shkak të ndjenjës se janë pjesë nga bashkësia bullgare. “Ne jo vetëm vallëzojmë, por dhe integrohemi, çdo një tregon nga një gjë nga krahina e tij e lindjes ose tregon për vende kureshtare të cilat ka vizituar në Bullgari - sqaron Mirosllavi. Kjo e zgjeron horizontin e të tjerëve, kurse përveç kësaj mësojmë dhe hapat dhe vallëzojmë. Ka dhe grupe të tjera për valle popullore, të cilat janë formuar në qytete të tjera belge, por për shkak të kufizimeve sivjet nuk kanë mund që të mblidhen.
“Kur do të na lënë të lirë, përsëri do të jemi me ta dhe do të vallëzojmë”, ve në dukje Mirosllavi: “Tani për tani çdo gjë ndodh vetëm në sallën e provave, nuk kemi pasur mundësi të dalim në skenë dhe të tregojmë larminë e folklorit bullgar. Por, ëndërrojmë për t’i treguar bashkësisë lokale, se ne bullgarët jemi njerëz të mirë dhe meritojmë të na njohin. Belgët, shokët e mi në shkollë janë të entuziazmuar të vizitojnë Bullgarinë, por më të moshuarit janë me një sjellje më negative ndaj të huajve dhe kur dëgjojnë për vendin tonë, mbyllen akoma më tepër. Ne bullgarët jemi mjaft më të hapur ndaj njerëzve, drejtojmë pyetje të shumta, jemi komunikues. Prandaj është me rëndësi që të mund të ruajmë gjuhën bullgare, kudo që të ndodhemi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/TS-RITMI