Grigor Dimitrov, i cili është Nr. 18 në skemën e Kampionatit të Hapur të Tenisit në Australi, u klasifikua për raundin e tretë të Grand Slam.
Bullgari fitoi kundër Alex Bolt, i cili ka wild card, me 7:6(1), 6:1, 6:2 në “Margaret Court Arena” në Melburn për më pak se 2 orë.
“Kalova një rrugë të gjatë gjatë 3 muajve të fundit dhe jam shumë i lumtur se arrita të vazhdoj përpara pasi fitova kundër një favoriti vendas. Gëzohem edhe për përkrahjen e bashkatdhetarëve të mi këtu në Melburn dhe i falënderoj sinqerisht”, tha Dimitrov pas ndeshjes së suksesshme.
Rivali tjetër i Grigor Dimitrovit është spanjolli Pablo Carenho Busta, Nr. 15 në skemë.Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..