Grigor Dimitrov, i cili është Nr. 18 në skemën e Kampionatit të Hapur të Tenisit në Australi, u klasifikua për raundin e tretë të Grand Slam.
Bullgari fitoi kundër Alex Bolt, i cili ka wild card, me 7:6(1), 6:1, 6:2 në “Margaret Court Arena” në Melburn për më pak se 2 orë.
“Kalova një rrugë të gjatë gjatë 3 muajve të fundit dhe jam shumë i lumtur se arrita të vazhdoj përpara pasi fitova kundër një favoriti vendas. Gëzohem edhe për përkrahjen e bashkatdhetarëve të mi këtu në Melburn dhe i falënderoj sinqerisht”, tha Dimitrov pas ndeshjes së suksesshme.
Rivali tjetër i Grigor Dimitrovit është spanjolli Pablo Carenho Busta, Nr. 15 në skemë.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..