Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti maqedonas nuk dëshiron të flasë për historinë

Stevo Pendarovski
Foto: arkiv

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha para TV24 se Shkupi i propozoi Bullgarisë që bisedimet për kohën deri në vitin 1944 t'u lihej historianëve, “dhe ne t'i përkushtohemi të tashmes”. Sipas Pendarovskit, politikanët nuk pëlqejnë “të hyjnë në diskutim se kush ishim dhe çfarë ishim”.

Pendarovski gjithashtu hodhi poshtë propozimin e Ministrit të Jashtëm Grek Nikos Dendias për ndërmjetësim midis Sofjes dhe Shkupit. “Në një mosmarrëveshje tipike ballkanike, siç është ajo e vendosur nga Sofja, unë dyshoj se një vend i tretë ballkanik mund të perceptohet si një ndërmjetës i pavarur”, tha Pendarovski. Për të, ndërmjetësit më të mirë në problemet e Ballkanit janë vendet e fuqishme të largëta, njoftoi BGNES.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD