Bullgare besarabe nga qyteti moldavian Taraklija shënojnë Ditën e Gjyshes Mami, një festë me rrënjë të thella të ruajtura edhe më sot, transmetoi BTA.
Kjo ditë gratë besarabe rikrijojnë zakonet e vjetra të cilët tregojnë respektin ndaj grave të moshuara që ndihmojnë nënat për të lindur foshnjat e tyre. Ato mblidhen dhe vizitojnë një grua të moshuar të zgjedhur prej tyre në shtëpinë e saj për ta uruar atë për festën me ujitje rituale. Kjo bëhet nën një pemë frutore në kopsht ose në shkallët e shtëpisë. Secila grua i jep gjyshen sapun, i hedh ujë dhe i dhuron asaj një peshqir që i ka sjellë. Gjyshja pastaj fshin duart e lagura në fundet e grave të reja në mënyrë që ato të jenë pjellore dhe për t'u lindur lehtë. Nuk mund të ketë burra midis kremtuesve. Nëse ka ndonjë, gratë mund ta lyejnë atë me blozë. Dita përfundon me një trapezë tradicionale, këngë dhe valle.
Sidoqoftë, këtë vit, për shkak të koronavirusit, gratë nuk mund ta shënojnë festën si më parë me shumë pjesëmarrëse, por e bëjnë këtë në një rreth më të ngushtë në shtëpi.
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..