Fotografët Mihaella Arojo dhe Denisllav Stojçev ndodhen në qytetin moldavian Taraklia, që të fotografojnë jetën e bullgarëve besarabë, informoi BTA. Ideja e tyre është që nëpërmjet fotografive të tregojnë për bashkatdhetarët tanë, të cilët gjatë Luftës Ruso-Turke janë shpërngulur në Vllahi, Moldavi dhe Ukrainë – “jo vetëm për zakonet dhe traditat, por edhe për jetën e tyre të përditshme”. Për këtë qëllim fotografët vizitojnë institucione kulturore dhe arsimore dhe shtëpi private në fshatrat me popullsi bullgare.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit ende nuk është e qartë se kur do të organizohet ekspozita. Para se të vijnë tek bullgarët besarabë në Moldavi fotografët kanë vizituar 12 fshatra bullgare në Ukrainë.