Koha më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ishte gjatë shtatorit pas protestave me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, deklaroi Presidenti Rumen Radev para ceremonisë së shugurimit të peshkopit Imzot Rumen Stanev në Katedralen Katolike Romake “Shën Jozef” në Sofje.
Kreu i Shtetit deklaroi se kabineti është fajtor për vdekjet nga Covid-19 sepse nuk e ka përgatitur vendin për valën e dytë të pandemisë.
“Gjatë këtyre muajve u tërhoqën miliardë nga buxheti shtetëror dhe mund t’i parandalonim këto humbje, në qoftë se i kishim zhvilluar zgjedhjet me kohë”, tha Presidenti.
Ai komentoi gjithashtu refuzimin e pushtetarëve “për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme për “shërimin” e procesit zgjedhor” dhe u bëri apel të gjithë bullgarëve për ta respektuar ligjin.Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..
Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..