Koha më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ishte gjatë shtatorit pas protestave me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, deklaroi Presidenti Rumen Radev para ceremonisë së shugurimit të peshkopit Imzot Rumen Stanev në Katedralen Katolike Romake “Shën Jozef” në Sofje.
Kreu i Shtetit deklaroi se kabineti është fajtor për vdekjet nga Covid-19 sepse nuk e ka përgatitur vendin për valën e dytë të pandemisë.
“Gjatë këtyre muajve u tërhoqën miliardë nga buxheti shtetëror dhe mund t’i parandalonim këto humbje, në qoftë se i kishim zhvilluar zgjedhjet me kohë”, tha Presidenti.
Ai komentoi gjithashtu refuzimin e pushtetarëve “për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme për “shërimin” e procesit zgjedhor” dhe u bëri apel të gjithë bullgarëve për ta respektuar ligjin.Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..