Deri në muajin qershor vendi ynë duhet të marrë 1.5 mln. doza prej vaksinave kundër koronavirusit të “Pfizer”, “BioNtech” dhe “Moderna” dhe ato do të mjaftonë për 750 mijë veta, tha para televizionit bTV doc. Svetllana Velizarova, udhëheqëse e Klinikës për Fëmijë në Spitalin për Mjekimin e Sëmundjeve të Mushkërive “Shën Sofja”.
Sipas fjalëve të saj, shuma nuk është inkurajuese, sepse ne nuk do të jemi në gjendje ta presim sezonin vjeshtë-dimër të vaksinuar. Sipas saj 2 milionë njerëz tashmë janë hasur me virusin, kështu që vala tjetër do të jetë më e dobët.
"Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë," tha ajo, duke shtuar se madje po të ketë pakësim të pjesshëm të masave anti-epidemike rastet e Covid-19 do të rriten, sepse infeksioni transmetohen përmes pikave të ajrit. "Por kjo nuk do të thotë se duhet të zgjatet lockdown-i," tha në përfundim doc. Svetllana Velizarova.Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..