Deri në muajin qershor vendi ynë duhet të marrë 1.5 mln. doza prej vaksinave kundër koronavirusit të “Pfizer”, “BioNtech” dhe “Moderna” dhe ato do të mjaftonë për 750 mijë veta, tha para televizionit bTV doc. Svetllana Velizarova, udhëheqëse e Klinikës për Fëmijë në Spitalin për Mjekimin e Sëmundjeve të Mushkërive “Shën Sofja”.
Sipas fjalëve të saj, shuma nuk është inkurajuese, sepse ne nuk do të jemi në gjendje ta presim sezonin vjeshtë-dimër të vaksinuar. Sipas saj 2 milionë njerëz tashmë janë hasur me virusin, kështu që vala tjetër do të jetë më e dobët.
"Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë," tha ajo, duke shtuar se madje po të ketë pakësim të pjesshëm të masave anti-epidemike rastet e Covid-19 do të rriten, sepse infeksioni transmetohen përmes pikave të ajrit. "Por kjo nuk do të thotë se duhet të zgjatet lockdown-i," tha në përfundim doc. Svetllana Velizarova.Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..