Fotografët Mihaella Arojo dhe Denisllav Stojçev ndodhen në qytetin moldavian Taraklia, që të fotografojnë jetën e bullgarëve besarabë, informoi BTA. Ideja e tyre është që nëpërmjet fotografive të tregojnë për bashkatdhetarët tanë, të cilët gjatë Luftës Ruso-Turke janë shpërngulur në Vllahi, Moldavi dhe Ukrainë – “jo vetëm për zakonet dhe traditat, por edhe për jetën e tyre të përditshme”. Për këtë qëllim fotografët vizitojnë institucione kulturore dhe arsimore dhe shtëpi private në fshatrat me popullsi bullgare.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit ende nuk është e qartë se kur do të organizohet ekspozita. Para se të vijnë tek bullgarët besarabë në Moldavi fotografët kanë vizituar 12 fshatra bullgare në Ukrainë.Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..