Fati jetik dhe profesional i këngëtares së famshme bullgare Gjurga Pinxhurova i cakton një vend të denjë në kulturën muzikore bullgare. Që në kritikat e para për artin e saj, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, ajo u quajt “magjistarja e këngëve popullore”. Edhe më sot nga incizimet e ruajtura në fondin e Radios Kombëtare Bullgare, zëri i saj pushton dëgjuesin me timbrin e bukur dhe të butë, me përzemërsinë e natyrshme me të cilën rikrijon gëzimin, trishtimin, ngacmimin në varësi të përmbajtjes së këngës. “Kënga më la të gjallë deri më tani – unë mbyta pikëllimin tim dhe derdha gëzimin tim në të” – tregon këngëtarja e famshme që kur ishte e gjallë.
Gjurga Pinxhurova lindi në qytetin Trën, në afërsi të kufirit perëndimor të Bullgarisë, në vitin 1895. Që në moshë të re ajo interpretonte “këngët e bukura të së ëmës”. Kur ishte nxënëse talentin e saj e zbuluan bashkëqytetarët dhe filluan ta ftonin në tubimet dhe kremtimet vendore. Takimi i fatit me këngëtaren operistike Hristina Morfova e paracaktoi të ardhmen e saj muzikore. Me insistimin e këngëtares së njohur Gjurga Pinxhurova u diplomua në klasën e parë të Shkollës Shtetërore Muzikore në Sofje në vitin 1917. Pas kësaj mbaroi edhe Konservatorin në Pragë për tre në vend të pesë viteve. Diploma e shkëlqyeshme dhe cilësitë e saj të mrekullueshme të këndimit i sollën asaj ftesa për koncerte në Pragë dhe në Austri, por Gjurga mori rrugën për në Bullgari.
Fillimisht ajo jepte koncerte në vend. Në programet e tyre kishte si aria të operave ashtu edhe këngë popullore. Në vitet 1926 – 27 ajo ishte mësuese e muzikës në qytetin e lindjes dhe në fshatrat e rajonit.
Jashtëzakonisht e frytshme është periudha pothuajse 30 vjeçare në të cilën këngëtarja e famshme punonte në radio. Fillimisht (1935) ajo merrte pjesë në Orën e Fëmijëve të Radio Sofjes (sot Radio Kombëtare Bullgare) me prezantimin e këngëve për fëmijë, ndërsa nga viti 1938 u bë bashkëpunëtore e rregullte. Në paraqitjet para mikrofonit të radios ajo ndërthurte interpretime të arieve të operës me këngë popullore nga krahina e lindjes fillimisht shoqëruar me piano ndërsa më vonë me grupin instrumental “Trakijska Trojka”.
Për fondin e Radios Kombëtare Bullgare Gjurga Pinxhurova incizoi gati 80 kryevepra të folklorit bullgar nga krahina e saj e lindjes. Krahas tyre ajo regjistroi dhe këngë rilindëse dhe këngë të poetit revolucionar Hristo Botev.
Popullariteti i këngëtares Gjurga Pinxhurova është i madh. Ndryshe nga këngëtarët e tjerë të dashur të asaj epoke, ajo vazhdonte të këndonte me tingëllim akademik vokal. Sidoqoftë ajo i mbeti besnike stilit dhe traditës së vjetër. Edhe më sot këngët e saj “E dashura ime Luleshtrydhe”, “Daja më tha të martohesha”, “Pëllumbi gurgullit në pyll” etj. janë në librat e muzikës dhe në repertorin e disa këngëtarëve të rinj.
Për nder të këngëtares Gjurga Pinxhurova në vitet 1994 – 1995 qyteti Trën ishte mikpritës i konkursin “Me këngët e Gjurga Pinxurovës” ndërsa vatra e kulturës aty mban emrin e saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..