Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva pranoi të dërguarin e posaçëm të Maqedonisë së Veriut Vllado Buçkovski, i cili është për një vizitë pune në Sofje. Këtë e njoftoi Ministria e Jashtme.
Bullgaria propozoi një plan për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut në plotësimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Pritet që dokumenti të nënshkruhet në mbledhjen e ardhshme të komisionit të përbashkët ndërqeveritar. U rishikua plotësimi i një sërë angazhimesh praktike mbi të cilët Sofja konstaton vonesë.
Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë si..
Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..
Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..