Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva pranoi të dërguarin e posaçëm të Maqedonisë së Veriut Vllado Buçkovski, i cili është për një vizitë pune në Sofje. Këtë e njoftoi Ministria e Jashtme.
Bullgaria propozoi një plan për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut në plotësimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Pritet që dokumenti të nënshkruhet në mbledhjen e ardhshme të komisionit të përbashkët ndërqeveritar. U rishikua plotësimi i një sërë angazhimesh praktike mbi të cilët Sofja konstaton vonesë.
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..