Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festojmë ditën e Shën Joan Pararendësit dhe Pagëzor

Riti “Ivanovi vllaçugi” dëbon të keqen dhe u sjellë shëndet atyre të cilët e kanë ditën e emrit

Foto: pavlikeni.bg

Dita e quajtur Ivanovden është një nga festat më të respektuara dimërore bullgare në ciklin e Vitit të Ri. Kjo është dita, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e profetit të fundit të Dhiatës së Vjetër Shën Gjon Pagëzori, i cilipagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan.

Pikërisht që këtu vjen dhe larja rituale për shëndet në Bullgari, që fillon që në ditën e Shën Jordanit më 6 janar dhe vazhdon në ditën e Shën Ivanit më 7 janar dhe Ditën e Gjyshes më 8 janar. Tradita është e lidhur me çiftet e rinj, e cila përfshin këmbimin e dhuratave, vizita dhe një tavolinë të përbashkët festive.


Në fshatin Karaisen në rrethin e qytetit Pavlikeni (në Bullgarinë Veriore) e festojnë ditën e Shën Ivanit me një ritual tepër autentik “Ivanovi vllaçugi” (“Tërheqjet e Ivanit”) , i cili transmetohet brez pas brezi që nga kohërat më të lashta. Sot, kjo traditë ruhet prej amatorëve në fshat dhe festohet në çezmën më të madhe në Karaisen, ku ata të cilët e kanë emrin, çiftet e rinj, vajzat dhe beqarët lahen për shëndet dhe begati. Për shkak të veçantisë së tij, rituali “Ivanovi vllaçugi” është i dekoruar me shtatë medalje të arta nga tubimi i krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica gjatë vitit 1986. Emri i tij vjen nga tërheqja drejt çezmës të atyre të cilët e kanë emrin, të vajzave dhe djemve, si dhe të gjithë të rinjve, të cilët gjatë vitit të mëparshëm kanë krijuar familje.


Sivjet, për shkak të pandemisë, rituali rreth larjes do të rikrijohet në një rreth të ngushtë familjar, që të mund të ruhet tradita dhe viti  të sjellë shumë shëndet dhe fëmijë në Karaisen. Njerëzit në fshat besojnë se “Ivanovite vllaçugi” spastrojnë energjinë e keqe dhe dëbojnë të keqen, u sjellin shëndet dhe bereqet atyre të cilët e kanë ditën e emrit, por dhe të gjithë fshatit. Sipas legjendës “larja” në ditën e Shën Ivanit sjellë në shtëpinë e çiftit të sapomartuar begati dhe shumë fëmijë, kurse vajzave një martesë sa më të shpejtë.

Traditat na kanë shpëtuar, na kanë ndihmuar të ruajmë gjuhën bullgare dhe prandaj ruajmë dhe rikrijojmë traditën “Ivanovi vllaçugi”, që të mund të ketë një të ardhme për fshatin, shënon kryetari i bashkisë i Karaisenit Stefan Nikollov:

“Tradita është karakteristike për fshatin tonë, nuk e dimë se që kur daton. Përderisa gjyshet tona nuk e kujtojnë fillimin e festës, mbase ajo është shumë e lashtë - tregon kryetari i fshatit Stefan Nikollov. Në të kaluarën, kur fshati ka qenë shumë i populluar, me mbi 4500 banues, “Ivanovi vllaçugi” është interpretuar nëpër çezmat e mëhallëve. I shpiem tek çezma, lahen, ata tërhiqen kuptohet dhe bëhet çdo gjë e mundur që të bëhet situata më e gëzueshme dhe më interesante”.

Tani në Kraisen kanë mbetur rreth 1000 veta, prandaj rituali zhvillohet përpara çezmës më të madhe.

“Më të moshuarit shkojnë herët në mëngjes të përgatisin çezmën, sepse janë ngritur të parët, kanë përgatitur gjellët - shënon Galja Liçeva. Pas tyre shkojnë kunatat, gratë në moshë mesatare dhe më në fund  sjellin dhe çiftet e rinj, të cilët të fundit janë martuar gjatë vitit të mëparshëm. Ka vajza, ka djem. Fillimisht lahen çiftet e rinj, urohet për shëndet, për shumë fëmijë, për një bereqet të madh në shtëpi. Pas kësaj  fillojnë të tërheqin vajzat dhe djemtë me urime dhe ata të martohen, dhe ata të kenë fëmijë, dhe këta fëmijë të jenë një ditë zëvendësuesit e tyre në punën bujqësore”.  

Në tavolinën për “Ivanovi vllaçugi” vihet verë e rëndë e kuqe, pogaçe, meze, kurse amviset e shtëpisë tregojnë se cila prej tyre është mjeshtre më e mirë në gjellët me mish. Në fshatin Karaisen, si në të gjitha fshatrat bullgare, dimri në kalendarin e riteve është koha, kur festohet dhe grumbullohen forca për një punë të fortë gjatë vitit, kurse ritualet janë të lidhura më tepër me shëndetin.

Përpiloi: Darina Grigorova /reportazh i Zdravka Masljankovës/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pavlikeni.bg dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD