Dita e quajtur Ivanovden është një nga festat më të respektuara dimërore bullgare në ciklin e Vitit të Ri. Kjo është dita, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e profetit të fundit të Dhiatës së Vjetër Shën Gjon Pagëzori, i cilipagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan.
Pikërisht që këtu vjen dhe larja rituale për shëndet në Bullgari, që fillon që në ditën e Shën Jordanit më 6 janar dhe vazhdon në ditën e Shën Ivanit më 7 janar dhe Ditën e Gjyshes më 8 janar. Tradita është e lidhur me çiftet e rinj, e cila përfshin këmbimin e dhuratave, vizita dhe një tavolinë të përbashkët festive.
Në fshatin Karaisen në rrethin e qytetit Pavlikeni (në Bullgarinë Veriore) e festojnë ditën e Shën Ivanit me një ritual tepër autentik “Ivanovi vllaçugi” (“Tërheqjet e Ivanit”) , i cili transmetohet brez pas brezi që nga kohërat më të lashta. Sot, kjo traditë ruhet prej amatorëve në fshat dhe festohet në çezmën më të madhe në Karaisen, ku ata të cilët e kanë emrin, çiftet e rinj, vajzat dhe beqarët lahen për shëndet dhe begati. Për shkak të veçantisë së tij, rituali “Ivanovi vllaçugi” është i dekoruar me shtatë medalje të arta nga tubimi i krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica gjatë vitit 1986. Emri i tij vjen nga tërheqja drejt çezmës të atyre të cilët e kanë emrin, të vajzave dhe djemve, si dhe të gjithë të rinjve, të cilët gjatë vitit të mëparshëm kanë krijuar familje.
Sivjet, për shkak të pandemisë, rituali rreth larjes do të rikrijohet në një rreth të ngushtë familjar, që të mund të ruhet tradita dhe viti të sjellë shumë shëndet dhe fëmijë në Karaisen. Njerëzit në fshat besojnë se “Ivanovite vllaçugi” spastrojnë energjinë e keqe dhe dëbojnë të keqen, u sjellin shëndet dhe bereqet atyre të cilët e kanë ditën e emrit, por dhe të gjithë fshatit. Sipas legjendës “larja” në ditën e Shën Ivanit sjellë në shtëpinë e çiftit të sapomartuar begati dhe shumë fëmijë, kurse vajzave një martesë sa më të shpejtë.
Traditat na kanë shpëtuar, na kanë ndihmuar të ruajmë gjuhën bullgare dhe prandaj ruajmë dhe rikrijojmë traditën “Ivanovi vllaçugi”, që të mund të ketë një të ardhme për fshatin, shënon kryetari i bashkisë i Karaisenit Stefan Nikollov:
“Tradita është karakteristike për fshatin tonë, nuk e dimë se që kur daton. Përderisa gjyshet tona nuk e kujtojnë fillimin e festës, mbase ajo është shumë e lashtë - tregon kryetari i fshatit Stefan Nikollov. Në të kaluarën, kur fshati ka qenë shumë i populluar, me mbi 4500 banues, “Ivanovi vllaçugi” është interpretuar nëpër çezmat e mëhallëve. I shpiem tek çezma, lahen, ata tërhiqen kuptohet dhe bëhet çdo gjë e mundur që të bëhet situata më e gëzueshme dhe më interesante”.
Tani në Kraisen kanë mbetur rreth 1000 veta, prandaj rituali zhvillohet përpara çezmës më të madhe.
“Më të moshuarit shkojnë herët në mëngjes të përgatisin çezmën, sepse janë ngritur të parët, kanë përgatitur gjellët - shënon Galja Liçeva. Pas tyre shkojnë kunatat, gratë në moshë mesatare dhe më në fund sjellin dhe çiftet e rinj, të cilët të fundit janë martuar gjatë vitit të mëparshëm. Ka vajza, ka djem. Fillimisht lahen çiftet e rinj, urohet për shëndet, për shumë fëmijë, për një bereqet të madh në shtëpi. Pas kësaj fillojnë të tërheqin vajzat dhe djemtë me urime dhe ata të martohen, dhe ata të kenë fëmijë, dhe këta fëmijë të jenë një ditë zëvendësuesit e tyre në punën bujqësore”.
Në tavolinën për “Ivanovi vllaçugi” vihet verë e rëndë e kuqe, pogaçe, meze, kurse amviset e shtëpisë tregojnë se cila prej tyre është mjeshtre më e mirë në gjellët me mish. Në fshatin Karaisen, si në të gjitha fshatrat bullgare, dimri në kalendarin e riteve është koha, kur festohet dhe grumbullohen forca për një punë të fortë gjatë vitit, kurse ritualet janë të lidhura më tepër me shëndetin.
Përpiloi: Darina Grigorova /reportazh i Zdravka Masljankovës/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pavlikeni.bg dhe arkiv
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..
Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..