Tenistja bullgare Cvetana Pironkova u zgjodh sportiste e vitit e Bullgarisë për vitin 2020. Pironkova e fitoi këtë titull për shkak të kthimit të saj gjatë vjeshtës në fushën e tenisit pas një mungese 3 vjeçare nga sporti.
Akoma në turneun e parë – Kampionati në të Hapur i SHBA-së, ajo u paraqit mrekullueshëm dhe arriti në çerekfinale. Pak pas kësaj arriti në raundin e tretë të “Roland Garros” në Paris.
Gjatë votimit në edicionin e 63 të çmimeve më prestigjioze në sportin bullgar 82 gazetarë nga 40 media i dhanë Pironkovës 732 pikë. Pas saj u radhitën mundësi Edmond Nazarjan me 525 pikë dhe boksieri Kubrat Pulev – me 259 pikë, transmetoi BTA.Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..