Tenistja bullgare Cvetana Pironkova u zgjodh sportiste e vitit e Bullgarisë për vitin 2020. Pironkova e fitoi këtë titull për shkak të kthimit të saj gjatë vjeshtës në fushën e tenisit pas një mungese 3 vjeçare nga sporti.
Akoma në turneun e parë – Kampionati në të Hapur i SHBA-së, ajo u paraqit mrekullueshëm dhe arriti në çerekfinale. Pak pas kësaj arriti në raundin e tretë të “Roland Garros” në Paris.
Gjatë votimit në edicionin e 63 të çmimeve më prestigjioze në sportin bullgar 82 gazetarë nga 40 media i dhanë Pironkovës 732 pikë. Pas saj u radhitën mundësi Edmond Nazarjan me 525 pikë dhe boksieri Kubrat Pulev – me 259 pikë, transmetoi BTA.Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..
Në ditën e parë të Kupës së Botës të Gjimnastikës Artistike në Baku (Azerbajxhan), bullgarët Dimitër Dimitrov dhe Edi Penev u kualifikuan në finalen e ushtrimeve në dysheme. Kjo është gara e parë për këtë vit për Dimitrov, i cili për performancën e..
Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion..