Ka të ngjarë që nga data 1 janar 2024 bullgarët ta përdorin euron në vend, parashikoi shefi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev cituar nga Bloomberg TV Bulgaria. Aderimi i vendit në ERM2 do të përshpejtojë procesin e afrimit real të ekonomisë bullgare me atë të eurozonës dhe të të ardhurave me ato të mesme evropiane, tha Radev.
Interesat gjatë vitit 2021 do të mbeten në nivelet e njëjta si ato gjatë vitit2020. Në sfondin e krizës nga pandemia situata në sektorin bankar tani nuk është më e keqe nga ajo përpara krizës. Sektori bankar ka qenë i përgatitur mirë, banka qendrore ka ndërmarrë masa për mbi 4.5 mlrd euro, ndërsa vetë bankat veprojnë në mënyrë të arsyeshme dhe janë duke formuar rezerva, të cilat t’i ndihmojnë në përballimin sfidave edhe gjatë vitit 2021, vuri në dukje bankieri.Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..