Ka të ngjarë që nga data 1 janar 2024 bullgarët ta përdorin euron në vend, parashikoi shefi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev cituar nga Bloomberg TV Bulgaria. Aderimi i vendit në ERM2 do të përshpejtojë procesin e afrimit real të ekonomisë bullgare me atë të eurozonës dhe të të ardhurave me ato të mesme evropiane, tha Radev.
Interesat gjatë vitit 2021 do të mbeten në nivelet e njëjta si ato gjatë vitit2020. Në sfondin e krizës nga pandemia situata në sektorin bankar tani nuk është më e keqe nga ajo përpara krizës. Sektori bankar ka qenë i përgatitur mirë, banka qendrore ka ndërmarrë masa për mbi 4.5 mlrd euro, ndërsa vetë bankat veprojnë në mënyrë të arsyeshme dhe janë duke formuar rezerva, të cilat t’i ndihmojnë në përballimin sfidave edhe gjatë vitit 2021, vuri në dukje bankieri.Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...