Ambasada ruse në Bullgari e caktoi si të paarsyeshme shpalljen e udhëheqësit të përfaqësisë së Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë persona non grata. Veprime të ngjashme nuk ndihmojnë për zhvillimin e dialogut në sferën ushtarake dhe për forcimin e stabilitetit në rajonin e Detit të Zi. Palara ruse rezervon të drejtën për veprime reciproke, thuhet në deklaratë.
Pas një sinjali të Prokurorisë Ministria e Jashtme e Bullgarisë i dha diplomatit rus 72 orë për t’u larguar nga Sofja.
Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Bullgarisë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj, duke përfshirë dëbimin e një diplomati rus për spiunazh, bëri të ditur në një deklaratë Ambasada amerikane në Sofje.
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot..