Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rakunët Pizho, Penda dhe Santino kaluan në letargji

Foto: pronewsdobrich.bg

Në Qendrën për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Kafshëve në qytetin Dobriç jo vetëm arushat e mëdha, por dhe rakunët Pizho, Penda dhe Santino ranë në një gjumë dimëror. Me ftohjen e kohës, metabolizmi i tyre vonohet dhe më shumë një herë në javë mund të shikohen që të ushqehen. Santino duhet të pakësojë mbipeshën, thotë drejtori i qendrës Hristian Hristov. Prej 21 kilogramësh rakuni ka mundur të bëhet 17 kilogramë me një dietë me panxhar, peshk, fruta dhe perime. Por do të hyjë në normë kur kandari do të tregojë 12 kilogramë. Aktualisht atë e ka zënë gjumi pranë një sënduku nën një tendë, ku është thatë dhe ngrohtë. Një shoqëri në gjumin e tij dimëror i bëjnë dy “vajza”. Gjatë vaksinimit të rakunëve ka dalë se njëri gabimisht është përcaktuar si mashkull dhe është quajtur Pizho, por megjithë atë emri i tij po mbetet i pandryshuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD