Në Qendrën për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Kafshëve në qytetin Dobriç jo vetëm arushat e mëdha, por dhe rakunët Pizho, Penda dhe Santino ranë në një gjumë dimëror. Me ftohjen e kohës, metabolizmi i tyre vonohet dhe më shumë një herë në javë mund të shikohen që të ushqehen. Santino duhet të pakësojë mbipeshën, thotë drejtori i qendrës Hristian Hristov. Prej 21 kilogramësh rakuni ka mundur të bëhet 17 kilogramë me një dietë me panxhar, peshk, fruta dhe perime. Por do të hyjë në normë kur kandari do të tregojë 12 kilogramë. Aktualisht atë e ka zënë gjumi pranë një sënduku nën një tendë, ku është thatë dhe ngrohtë. Një shoqëri në gjumin e tij dimëror i bëjnë dy “vajza”. Gjatë vaksinimit të rakunëve ka dalë se njëri gabimisht është përcaktuar si mashkull dhe është quajtur Pizho, por megjithë atë emri i tij po mbetet i pandryshuar.
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..