Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianistë dhe violinistë bullgarë ekzekutojnë Beethovenin

16 dhjetori është ditëlindja e mundnshme e kompozitorit gjerman

Foto: arkiv

Viti 2020 i cili kaloi nën shenjën e 250 vjetorit nga lindja e kompozitorit Ludwig van Beethoven solli shumë çaste të shkëlqyera me krijimtarinë e tij, i cili na la si trashëgimi vepra të shumta marramendëse dhe realizoi një farë ure nga Klasicizmi drejt epokës tjetër në muzikë - Romantizmit.

Rastësisht apo jo, kjo koincidencë me këtë vit tepër të vështirë dhe të paparashikueshëm për të gjithë njerëzimin, bëri sikur më të kuptueshme pengesat nganjëherë tmerruese, përmes të cilave ka kaluar rruga e tij jetike dhe krijuese. Pavarësisht se shumë nga koncertet dhe ngjarjet, kushtuar këtij përvjetori nuk u realizuan, shumë nga adhuruesit e muzikës klasike u kthyen mbrapa në kohë, drejt interpretimeve të dashura, në sajë të mundësive pafund të internet hapësirës. Në “koncertin tonë në video” ne ndajmë një pjesë të vogël nga veprat e klasikut të Vjenës, të incizuar nga pianistë dhe violinistë bullgarë, përfaqësues të disa brezave.

Koncerti i Parë për Piano dhe Orkestër i Beethovenit është realizuar për herë të parë në Pragë gjatë vitit 1798, solist është vet autori. Ai i përkushtohet një nxënëseje të tij. Mund ta dëgjoni të thyer “përmes vështrimit” të “Solistëve të Sofjes” me dirigjent Vasill Kazanxhiev dhe pianistit Ivan Drenikov. Drenikov ka mësuar në Bullgari tek Panço Vlladigjerovi dhe Panka Pelishek, dhe në moshën 18 vjeçare  është i treti në Konkursin Ndërkombëtar për Pianistë “Feruço Buzoni” në Itali, ku pak më vonë Arturo Mikelanxheli e zgjedh për nxënës të tij. Sot profesori Drenikov është pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”.

Jeta e tij fillon gjatë vitit 1770 në Bon, është i pagëzuar më 17 dhjetor dhe prandaj për shkak të këtij fakti disa studiues supozojnë se data e ditëlindjes së tij është 16 dhjetor, meqenëse tradita atëherë ka qenë që fëmijët të pagëzohen në ditën pas lindjes. Dihet se Beethoveni i fillon nismat e tij për tu marrë me muzikë akoma që në moshë fare të re, fillimisht nën drejtimin e të atit, i cili ka pasur ambicien ta kthejë në një “Mozart të dytë”. Madje në koncertin e tij të parë ka shpallur se fëmija është 6 vjeç në vend që të thotë se është 7. Si një fëmijë-çudi e fillon karrierën e tij dhe violinisti Petër Dallçev, bullgari i vetëm , i cili dy herë renditet mes laureatëve të konkursit të madh “Paganini” në Gjenova. Ekzekutimi i “Sonatës pranverore” nga Beethoveni është nga një koncert në Gjermani përpara dhjetëvjeçarëve, kurse incizimi është nga videot e pakta të bashkatdhetarit tonë të talentuar.

Një nga pianistët më të suksesshëm bullgar gjatë viteve të fundit, Evgeni Bozhanov ka regjistruar në biografinë e tij një numër mahnitës prej dekoratave nga konkurset ndërkombëtare. Mes tyre janë çmimi i dytë, me çmim të parë të pa dhënë në konkursin “Svyatoslav Richter” në Rusi dhe çmimi i dytë në “Mbretëresha Elizabet” në Belgjikë . Evgeni është dhe mes finalistëve  në “Van Klajnbërn” në Shtetet e Bashkuara  gjatë vitit 2009. Incizimi i Sonatës opus 31 numër 3 është nga skena e këtij konkursi.

Këtë ”panoramë të shkurtër bullgare kushtuar Beethovenit” do ta përfundojmë me një interpretim të violinistit Vasko Vasilev , i cili gjatë këtij viti festoi jubileun e tij 50 vjeçar. Incizimi është nga koncerti bashkë me Baltic Neopolis Orchestra, vepra është një transkriptim i Simfonisë numër 5 të kompozitorit gjerman . Ky është një nga veprat më të njohura dhe më shumë të ekzekutuara të Beethovenit - një figurë të jashtëzakonshme dhe të madhërishme në historinë botërore muzikore, një personalitet, i cili i përmbush me përmbajtje fjalë të tilla si gjeniu, novatori dhe përsosmëria. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD