Viti 2020 i cili kaloi nën shenjën e 250 vjetorit nga lindja e kompozitorit Ludwig van Beethoven solli shumë çaste të shkëlqyera me krijimtarinë e tij, i cili na la si trashëgimi vepra të shumta marramendëse dhe realizoi një farë ure nga Klasicizmi drejt epokës tjetër në muzikë - Romantizmit.
Rastësisht apo jo, kjo koincidencë me këtë vit tepër të vështirë dhe të paparashikueshëm për të gjithë njerëzimin, bëri sikur më të kuptueshme pengesat nganjëherë tmerruese, përmes të cilave ka kaluar rruga e tij jetike dhe krijuese. Pavarësisht se shumë nga koncertet dhe ngjarjet, kushtuar këtij përvjetori nuk u realizuan, shumë nga adhuruesit e muzikës klasike u kthyen mbrapa në kohë, drejt interpretimeve të dashura, në sajë të mundësive pafund të internet hapësirës. Në “koncertin tonë në video” ne ndajmë një pjesë të vogël nga veprat e klasikut të Vjenës, të incizuar nga pianistë dhe violinistë bullgarë, përfaqësues të disa brezave.
Koncerti i Parë për Piano dhe Orkestër i Beethovenit është realizuar për herë të parë në Pragë gjatë vitit 1798, solist është vet autori. Ai i përkushtohet një nxënëseje të tij. Mund ta dëgjoni të thyer “përmes vështrimit” të “Solistëve të Sofjes” me dirigjent Vasill Kazanxhiev dhe pianistit Ivan Drenikov. Drenikov ka mësuar në Bullgari tek Panço Vlladigjerovi dhe Panka Pelishek, dhe në moshën 18 vjeçare është i treti në Konkursin Ndërkombëtar për Pianistë “Feruço Buzoni” në Itali, ku pak më vonë Arturo Mikelanxheli e zgjedh për nxënës të tij. Sot profesori Drenikov është pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”.
Jeta e tij fillon gjatë vitit 1770 në Bon, është i pagëzuar më 17 dhjetor dhe prandaj për shkak të këtij fakti disa studiues supozojnë se data e ditëlindjes së tij është 16 dhjetor, meqenëse tradita atëherë ka qenë që fëmijët të pagëzohen në ditën pas lindjes. Dihet se Beethoveni i fillon nismat e tij për tu marrë me muzikë akoma që në moshë fare të re, fillimisht nën drejtimin e të atit, i cili ka pasur ambicien ta kthejë në një “Mozart të dytë”. Madje në koncertin e tij të parë ka shpallur se fëmija është 6 vjeç në vend që të thotë se është 7. Si një fëmijë-çudi e fillon karrierën e tij dhe violinisti Petër Dallçev, bullgari i vetëm , i cili dy herë renditet mes laureatëve të konkursit të madh “Paganini” në Gjenova. Ekzekutimi i “Sonatës pranverore” nga Beethoveni është nga një koncert në Gjermani përpara dhjetëvjeçarëve, kurse incizimi është nga videot e pakta të bashkatdhetarit tonë të talentuar.
Një nga pianistët më të suksesshëm bullgar gjatë viteve të fundit, Evgeni Bozhanov ka regjistruar në biografinë e tij një numër mahnitës prej dekoratave nga konkurset ndërkombëtare. Mes tyre janë çmimi i dytë, me çmim të parë të pa dhënë në konkursin “Svyatoslav Richter” në Rusi dhe çmimi i dytë në “Mbretëresha Elizabet” në Belgjikë . Evgeni është dhe mes finalistëve në “Van Klajnbërn” në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2009. Incizimi i Sonatës opus 31 numër 3 është nga skena e këtij konkursi.
Këtë ”panoramë të shkurtër bullgare kushtuar Beethovenit” do ta përfundojmë me një interpretim të violinistit Vasko Vasilev , i cili gjatë këtij viti festoi jubileun e tij 50 vjeçar. Incizimi është nga koncerti bashkë me Baltic Neopolis Orchestra, vepra është një transkriptim i Simfonisë numër 5 të kompozitorit gjerman . Ky është një nga veprat më të njohura dhe më shumë të ekzekutuara të Beethovenit - një figurë të jashtëzakonshme dhe të madhërishme në historinë botërore muzikore, një personalitet, i cili i përmbush me përmbajtje fjalë të tilla si gjeniu, novatori dhe përsosmëria.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..