Erdhi koha që qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të heqë dorë nga teza manipuluese se Bullgaria po kundërshton të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose të drejtën e tyre për ta quajtur gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, bëri të ditur në një deklaratë Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.
“Bullgaria nuk pranon që vendosja e identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryhet në konfrontim me vendet fqinje dhe në dëm të interesave të tyre kombëtarë. Duke u bazuar në përgjegjësinë e saj për të mos sjellë çështje të hapura brenda BE-së dhe për të mbrojtur interesat, vlerat dhe autoritetin e saj, Bullgaria do të vazhdojë të kërkojë vendime të qëndrueshme që do të lejojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe procesin optimal të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në", thuhet në deklaratë.Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..