Xhiroja e hoteleve është ulur 80% gjatë 2020-ës. Këtë e tha në një intervistë për televizionin bTV Borisllav Haxhiev nga Asociacioni bullgar i Hotelierëve dhe i Pronarëve të Restoranteve. Sipas tij deri në momentin e tanishëm biznesi i hoteleve nuk ka ndier një ndihmë reale të shtetit.
Dega ka përfituar nga masa “60/40”, por, sipas fjalëve të Haxhievit, ajo ka qëllim t’i ndihmojë njerëzit, që të ruajnë vendin e punës dhe jo vetë biznesin. “Mirëpo, në një moment biznesi mund të mos ekzistojë më dhe atëherë kjo masë nuk do të jetë e dobishme”, komentoi Haxhiev. Ai sqaroi se aktualisht hotelet formalisht nuk janë mbyllur, por biznesi është pezulluar, sepse nga 30 deri në 50 për qind prej të ardhurave të tyre janë nga shërbimet shtesë – restorantet, sallat e konferencës etj., shërbime këto, të cilat aktualisht nuk ofrohen.Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..