Xhiroja e hoteleve është ulur 80% gjatë 2020-ës. Këtë e tha në një intervistë për televizionin bTV Borisllav Haxhiev nga Asociacioni bullgar i Hotelierëve dhe i Pronarëve të Restoranteve. Sipas tij deri në momentin e tanishëm biznesi i hoteleve nuk ka ndier një ndihmë reale të shtetit.
Dega ka përfituar nga masa “60/40”, por, sipas fjalëve të Haxhievit, ajo ka qëllim t’i ndihmojë njerëzit, që të ruajnë vendin e punës dhe jo vetë biznesin. “Mirëpo, në një moment biznesi mund të mos ekzistojë më dhe atëherë kjo masë nuk do të jetë e dobishme”, komentoi Haxhiev. Ai sqaroi se aktualisht hotelet formalisht nuk janë mbyllur, por biznesi është pezulluar, sepse nga 30 deri në 50 për qind prej të ardhurave të tyre janë nga shërbimet shtesë – restorantet, sallat e konferencës etj., shërbime këto, të cilat aktualisht nuk ofrohen.Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..