Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një violiniste bullgare fitoi çmimin e parë nga Konkursi “ Leonid Kogan” në Bruksel

Foto: sofiaphilharmonic.com

Violinistja Llora Markova fitoi çmimin e parë në kategorinë e tretë (13-17 vjeç) në Konkursin e 4 Ndërkombëtar për Violinistë të Rinj “Leonid Kogan” në Bruksel-Belgjikë. Par shkak të pandemisë nga Covid-19 edicioni i sivjetshëm u zhvillua online me video-incizime, kurse pjesëmarrësit qenë të ndarë për nga mosha në katër kategori. Përveç çmimit të parë për bullgaren, juria me presidente Karen  Aroutiounian -nxënësi violinistit të madh Leonid Kogan - dha dy çmime të dyta dha akoma 8 certifikata të finalistëve në këtë kategori, një prej të cilëve është për një pjesëmarrës tjetër bullgar - Jasen Stamenov.  

Llora Markova është nxënëse e Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, në klasën e Bllagorodna Tanevës. Në koleksionin e saj tanimë ka dekorata të shumta prej konkurseve tek ne dhe jashtë shtetit, kurse gjatë vitit 2019 ajo fitoi dhe çmimin special “Ollga Kamburova” në përkrahje të talenteve të rinj, i caktuar nga ekipi i transmetimit për muzikë klasike “Alegro vivaçe” të Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD

Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv

Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..

botuar më 24-06-08 3.15.PD

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD