Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fate të shënuara ose tatuazhe për shpëtim

Foto: Istoriavshevitsi

Ato datojnë që nga parahistoria. Më vonë trakët i përdorin si një element i detyrueshëm nga pamja e vet e jashtme. Tatuazhet, me të cilat kanë mbuluar trupin e tyre, kanë përbërë një gërshetim të ndërlikuar prej figurave gjeometrike dhe figurave zoomorfe, të ngarkuar me shumë simbolikë. Kurse paracaktimi i tyre kryesor ka qenë për t’u mbrojtur nga “forcat e papastra”.

Mijëvjeçarë më vonë tradita ka qenë po kështu e shpërndarë akoma nëpër tokat tona. Bullgaret i kanë përdorur tatuazhet si një mjet mbrojtës, por në këtë rast “forcat e papastra” kanë pasur një person konkret – pushtuesin osman. Me ofensivën e tij në Ballkan, krijohet një praktikë e tmerrshme për popullsinë lokale-rrëmbimi i vajzave të reja për skllevër seksual. Që të mund të ruhet nga islamizimi, popullsia synon drejt tatuazhit.  

“Gjatë periudhës osmane, bullgarët fillojnë të shkruajnë kryqe më shpesh mbi ballin e vajzave, që të dihet se ato i përkasin një feje tjetër, dhe një etnosi tjetër. Nganjëherë kanë shkruar me tatuazh dhe emrin e të dashurit mbi dorën e saj. Mesazhi ka qenë - “Mos trazo!” - thotë Sllavjan Georgiev - rindërtues artistik i vendeve arkeologjike.

Këto tatuazhe i kanë shtyrë pushtuesit dhe me sukses i kanë shpëtuar vajzat nga rrëmbimi. Shkaku-ligji i “sheriatit” i cili rreptësishtë ndalon shënimin e simboleve të krishtere dhe pagane mbi trupin e njeriut. Dhe popuj të tjerë ballkanikë u kanë bërë tatuazhe vajzave, që të mund t’i mbrojnë nga sulmuesi. Balli, duart, pjesa e sipërme e gjoksit kanë qenë vendet më të shpeshta për këtë. Por, në ndryshim nga kroatet për shembull, tek të cilat ornamentika mbrojtëse ka qenë mjaft më e ndërlikuar, bullgaret kanë zgjedhur kryqin.


Sllavjan Georgiev kujtohet se, gjyshet e tij , të cilat janë nga krahina e Dobruxhës, kanë pasur kryqe si tatuazh nëpër duart e tyre. “Kryqi ka qenë i shkruar po kështu dhe midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Por, kur vajza ka qenë shumë e bukur, detyrimisht i kanë vënë dhe kryq mbi ballë, që të duket më mirë”-pohon Sllavjan dhe shton:

“Ajo e cila tek ne ka ekzistuar si një praktikë e lashtë, sot mund ta vini re në periudhën e Pashkës. Me vezën e parë të lyer me ngjyrë të kuqe gjyshet u bëjnë kryq fëmijëve të vegjël për shëndet dhe kundra syrit të keq.

Tatuazhi është pranuar si një ritual i rëndësishëm dhe ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm. Zakonisht prerja është bërë me ndonjë send të mprehtë. Pas hapjes së shtresës së sipërme të lëkurës, në të kanë futur qymyr, hi, kurse nganjëherë dhe ....qumësht nëne, për të cilën është konsideruar se ka forca dhe fuqi magjike. “Në përgjithësi praktika të ngjashme takohen tek të gjitha grupet etnografike në rajon, por në periudhat e ndryshme janë ndërprerë, ku në Maqedoni ato kanë zgjatur më gjatë” - pohon Sllavjan.


Shkrimi i kryqit vazhdon të ekzistojë në disa bashkësi  dhe pas Çlirimit. E dëshmojnë fotografitë e grave të moshuara që nga fillimi i shekullit të 20. Përcaktimi kryesor i tatuazhit ka humbur në mjegullën e kohës dhe njerëzit kanë filluar t’i konsiderojnë si një kanun të pashkruar. “Kur i pyesin këto gra të moshuara se përse mbajnë kryq në dorë ose mbi ballë, ato nuk e dinë. Më shpesh përgjigjen “Kështu bëhej dikur”! - thotë Sllavjan Georgiev.

Foto: Istoriavshevitsi

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD